METE: Hiqen lejet tregtare për 11 shoqëri hidrokarburesh
TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka hequr lejet tregtare për 11 shoqëri të tregtimit shumicë të naftës dhe gazit , të cilat sipas këtij institucioni nuk kanë plotësuar kushtet ligjore të kapaciteteve depozituese-magazinuese.
Vendimi erdhi pas propozimit të Inspektoriatit Qendror Teknik, i cili është institucioni përgjegjës për kontrollin e tregut të hidrokarbureve. Inspektoriati ka ushtruar kontroll në këto shoqëri dhe i ka propozuar ministrit sanksionin e heqjes së licencës. Kontrolli në këto shoqëri vjen pasi ndaj tyre më parë ishte vendosur sanksioni i pezullimit të lejeve të tregtimit për një afat 30 ditor, afat gjatë të cilit shoqëritë duhet të plotësonin mangësitë e konstatuara nga ana e institucioneve kompetente.
11 shoqëritë e penalizuara të hidrokarbureve janë: "Refraktare" sh.a, "Glob Oil" sh.a, "Gleand Oil"sh.a, ‘Marash Oil’ sh.a, ‘KX Petrol’ sh.a, "General Lubrifikant" sh.a, ‘L.C’ sh.a, ‘Rom Petrol’ sh.a, ‘ER – AR’ sh.a ‘Ylli Artemis’ sh.a si edhe shoqëria "Leksoil Elika" sh.a.
Marrja e këtyre sanksioneve ka si qëllim luftën ndaj informalitetit, garantimin e cilësisë së produkteve që tregtohen, si dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme në treg.
(m.a/BalkanWeb)