E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali arrestohen kater shqiptare me tre kg heroine

Do te shperndanin droge naten e Krishtlindjeve ne menyre qe te evitonin kontrollet e karabiniereve por plani i tyre ka deshtuar pasi jane arrestuar nga policia. Eumlshte rritur me kater persona te tjere numri i shqiptareve te arrestuar per shperndarjen dhe posedimin e lendeve narkotike ne Itali. Ata jane arrestuar nga policia italiane ne Modena gjate nje aksioni te organizuar nga prokuroria e ketij qyteti kunder trafikut dhe shperndarjes se heroines. Mediat italiane kane bere te ditur se sipas policise italiane shqiptareve u eshte gjetur dhe u eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi prej tre kilograme heroine e pergatitur per shitje. Policia italiane nuk ka pranuar qe te beje te ditur emrat e shqiptareve duke deklaruar se hetimet per kete ceshtje do te vazhdojne me tej. Pavaresisht faktit se ajo ishte bere gati per te dale ne treg sipas policise italiane shqiptaret nuk do te fillonin shitjet e heroines. Ata do te shfrytezonin periudhen e Krishtlindjeve per te bere edhe shperndarjen e lendes narkotike. Policia italiane tha se gjate arrestimit te kater shqiptareve ka sekuestruar edhe tre motore te fuqishem si dhe nje makine luksoze Porche Chayene te perdorur nga te dyshuarit per shperndarjen e lendeve te ndryshme narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›