Ligji Antimafia i rendesishem per goditjen e krimit te organizuar dhe aseteve te tij

Ligji Antimafia hartimi i ligjit per bashkepunim te ndersjelle gjyqesor mes vendit tone dhe shteteve te tjera si dhe te tjera iniciativa te ndermarra nga Ministria e Drejtesise kane qene ne fokus te bisedes mes ministri te Drejtesise Bujar Nishani dhe prokurorit Federal te Belgjikes gjate nje takimi qe kane pasur ne ambientet e Ministrise se Drejtesise. Ne kete takim pervec z. Johan Delmulle ishin te pranishem edhe magjistrati federal z. Eric Bisschop shefi i Sektorit Kunder Krimit te Organizuar dhe z. Thomas Lanviroy shefi i seksionit te Bashkepunimit Nderkombetar ne Prokurorine Federale te Mbreterise se Belgjikes. Biseda u perqendrua ne ecurine e marredhenieve dy paleshe mes institucioneve te prokurorise te dy vendeve tona si dhe rolin qe luan Ministria e Drejtesise ne fushen e bashkepunimit te ndersjelle gjyqesor mes Shqiperise dhe Brukselit. Ministri i Drejtesise i vuri ne dijeni zyrtaret e larte te Prokurorise Federale rreth hapave qe ka ndermarre Ministria e Drejtesise ne fushen e permiresimit te legjislacionit vendas i cili i vjen ne ndihme organeve te specializuara per te luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale. Mes te tjerave ai vecoi Ligjin per Bashkepunimin Ndergjyqesor i hartuar nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Ministrine e Brendeshme dhe Prokurorine e Pergjithshme si dhe punen e kryer deri me sot per venien ne zbatimin te marreveshjeve te bashkepunimit me shtetet e evropiane dhe rajonale per ekstradimet dhe njohjen e vendimeve penale. Ne kuader te iniciativave ligjore Ministri Nishani u shpreh edhe per nje tjeter ligj shume te rendesishem ligjin Antimafia. Ky ligj sipas ministrit Nishani godet asetet kriminale duke bere te mundur qe personat dhe anetare te grupeve kriminale qe hetohen per veprat penale nepermjet nje procesi te vecante tlsquou bllokohen asetet financiare te tyre. Kjo do te te beje te pamundur perdorimin e ketyre aseteve financiare per te ndikuar ne procesin e gjykimit - u shpreh ministri. Nga ana e tij Prokurori Federal i Mbreterise se Belgjikes dha vleresimet e tij per hartimin e ligjit Antimafia si dhe shprehu deshiren e thellimit te bashkepunimit mes dy prokurorive si dhe vleresoi larte rolin mbeshtetes qe Ministria e Drejtesise se Shqiperise jep ne kete bashkepunim duke sherbyer si ure lidhese mes institucioneve me qellim realizimin e procedurave te perbashketa ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar. Prokurori Federal i Mbreterise se Belgjikes z. Johan Delmule e vuri ne dijeni ministri Nishani rreth bisedimeve qe te dy prokurorite e vendeve tona kane per vendosjen e pikave te kontaktit te specifikuara sipas fushave te kooperimit dhe formalizimin e kesaj iniciative me nje marreveshje dypaleshe bashkepunimi. Nga ana e tij ministri i Drejtesise z. Bujar Nishani shprehu gatishmerine e tij ne mbeshtetje te iniciativave te tilla.