Durres marinaret gjejne nje trup te pajete prane Portit te Durresit

Nga hetimet e deritanishme sipas policise ai ka gjetur vdekjen si pasoje e mbytjes pasi nuk jane gjetur shenja dhune. Policia ben te ditur se nuk dihet emri i viktimes se gjetur prane kalatave te portit dhe se po punon per identifikimin e trupit
Nje trup i pajete eshte gjetur ne det te hapur ne oret e para te mengjesit te se martes. Viktima eshte gjetur pak milje larg Portit te Durresit ai nuk ka pasur asnje mjet identifikimi me vete gje qe do ta beje akoma e me te veshtire zbulimin e gjeneraliteteve te tij. Sipas te dhenave te para behet fjale per nje mashkull rreth 35 vjec identiteti i te cilit nuk eshte zbuluar akoma nga autoritetet.
Kane qene anetaret e nje ekuipazhi trageti qe kane vene re dicka te cuditshme qe ndodhej ne siperfaqen e detit por pa e kuptuar fillimisht se per cfare behej fjale. Pasi jane afruar edhe me prane kane pare se ka qene trupi i nje njeriu qe lundronte mbi ujerat e detit Adriatik. Anetaret e ekuipazhit te tragetit menjehere pasi kane identifikuar se kishin te benin me nje trup qe ndodhej mbi uje jane vene ne angazhim per ta nxjerre prej ujit.
Ekuipazhi i anijes eshte munduar qe ta nxirrte nga uji duke pasur shprese se mos personi i gjetur ne uje ishte akoma gjalle. Por ka qene nje tentative e pasuksesshme kur ata e kane nxjerre trupin nga uji kane vene re se ai kishte nderruar jete. Pasi eshte sinjalizuar nga autoritetet e Portit te Durresit policia ka mberritur ne vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet perkatese qe kane cuar ne vdekjen e viktimes. Sipas policise trupi i tij eshte gjetur ne kalatat e Portit te Durresit. Burime nga policia e Durresit bejne me dije se nga hetimet e para rezulton se viktima dyshohet te jete rreth moshes 35-vjecare dhe se shkaku i vdekjes se tij te jete mbytja ne det pasi nuk jane verejtur shenja dhune ne trupin e tij.
Nderkohe qe trupi i tij eshte derguar ne morgun e spitalit te ketij qyteti ku pritet qe trupi i 35-vjecarit te gjetur pa jete ne Portin e Durresit ti nenshtrohet nje ekzaminimi me te hollesishem qe do te coje edhe ne zbulimin e shkakut te vertete qe ka cuar drejt vdekjes se tij. Po nga policia e Durresit mesohet se kane nisur edhe hetimet per te bere identifikimin e viktimes. Hetimet e para per identifikimin e trupit te gjetur do te bazohen fillimisht tek lista e personave qe rezultojne te zhdukur ditet e fundit. Pasi te behet identifikimi i trupit te gjetur prane Portit te Durresit policia do ti perqendroje kerkimet e saj ne zbardhjen e plote te ngjarjes.