Trafiku i prostitucionit drejt Kosoves ne gjyq Perparim Kaci

Rekrutonte vajza te pambrojtura i shfrytezonte si prostituta ne lokalin e tij. Marreveshja mes te pandehurit dhe vajzave do te trafikoheshin drejt Kosoves dhe fitimet do te ndaheshin ne mes
U jane larguar tentativave per trafikim drejt vendeve te BE-se dhe tashme trafikantet po shfrytezojne nje rruge tjeter ate drejt Kosoves. Nje shtetas shqiptar rekrutonte femra shqiptare pa mbeshtetje dhe te ardhura nga zonat rurale i punesonte ne lokalin e tij ku i shfrytezonte si prostituta dhe me pas me ndihmen e nje mikut te tij kosovar me aktivitet ne Kosove i dergonte atje te punonin si prostituta. Mes tij dhe vajzave kishte nje marreveshje fitimet do ndaheshin ne mes. Njera nga vajzat perfundoi lokaleve te nates ne Kosove ku u shfrytezua si prostitute ndersa dy te tjera shpetuan fale vigjilences se policise sone kufitare. Dy vajzat kane mundur ti shpetojne trafikimit ne Kosove nderkohe qe ka qene e pamundur te parandalohej shfrytezimi i tyre si prostituta ne Tirane. Prokuroria e Krimeve te Renda ka dorezuar ne gjykate nje dosje per trafikim me te pandehur Perparim Kacin i akuzuar per veprat penale te Trafikimit te Femrave ne bashkepunim dhe me shume se nje here parashikuar nga neni 114/b-3 te Kodit Penal dhe te Mbajtjes pa leje te municioneve luftarake parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. Procedimi eshte regjistruar ne shkurt te ketij viti pas kallezimit te njeres prej shtetaseve te demtuara ne policine e kryeqytetit.
Akuza dhe marreveshja
Diten e pare te muajit shkurt te ketij viti policia kufitare ka shoqeruar ne policine e Kukesit dy shtetaset E. S. dhe M. M. si dhe i pandehuri Perparim Kaci. Nje dite me pas njera nga dy vajzat shtetasja E. S. ka paraqitur nje kallezim penal ne policine e kryeqytetit ku ka shpjeguar se shtetasin Perparim Kaci e ka njohur tek nje lokal muzike ne Tirane ne rr. Naim Frasheri ku ai ishte pronar i aktivitetit dhe ne te cilin ajo punonte prej tre vjetesh. Kohet e fundit ajo ka shpjeguar se eshte shfrytezuar ne menyre sistematike per prostitucion ne qytetin e Tiranes ne hotele te ndryshme dhe me kliente te ndryshem e detyruar prej shtetasit Perparim Kaci. Ky i fundit i ka propozuar per ta marre ne Kosove per te punuar po ne nje lokal nate si prostitute dhe parate e fituara do ti ndante me te. Per kete fakt kallezuesja shpjegon se ka qene e detyruar prej dhunes fizike dhe psikologjike te ushtruar nga ana e shtetasit Perparim Kaci. Edhe shtetasja M. M ne deklarimin qe ka dhene para policise gjyqesore ka shpjeguar se qellimi qe do te shkonin ne Kosove me Perparimin ishte te ushtronin prostitucion dhe fitimet do ti ndanin se bashku. Perparimi i ka premtuar gjithashtu se punen e kishin te garantuar tek nje miku i tij qe kishte lokal ne Kosove dhe se do ti paguante.
Hetimi
Pas dy denoncimeve te marra dhe hetimit paraprak ka rezultuar se Perparim Kaci ka pasur ne perdorim nje lokal tek rruga Naim Frasheri ne Tirane. Ky lokal eshte ne pronesi te shtetasit Shefqet Qoshja dhe perdoret nga shtetasi Perparim Kaci e vertetuar kjo me akt marreveshje para noteres. Nga Seksioni kunder Trafiqeve te Paligjshme eshte bere qyrja e lokalit te shtetasit Perparim Kaci ku jane gjetur e sekuestruar dhe nje sasi prej 8 fisheke pistolete te kalibrit 7.62 mm. Ne interes te hetimit sipas akuzes eshte deklarimi i shtetases L. T. e cila ka konfirmuar kallezimin e te demtuares E. S. Nga veprimet hetimore te kryera rezulton se shtetasi Perparim Kaci eshte i dyshuar per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te femrave parashikuar nga neni 114 /b i Kodit Penal dhe per kete fakt eshte kryer arrestimi i tij ne flagrance. Gjithashtu sipas akuzes nga hetimi i metejshem ka rezultuar se ne date 12.4.2010 nga ana e policise gjyqesore eshte pyetur shtetasja H. J. e cila ka shpjeguar se me ndermjetesimin e personit nen hetim Perparim Kaci eshte derguar ne Kosove dhe atje ajo ka punuar si prostitute ne lokalin e shtetasit kosovar Burim Veliu. Vajza ka shpjeguar para hetuesve se Perparim Kaci pasi e ka punesuar ne lokalin e tij ne Tirane i ka propozuar qe te shkoje ne Kosove dhe te punoje tek lokali i mikut te tij Burim Veliu. Aty kjo shtetase pasi eshte perdhunuar nga Burim Veliu ka kryer marredhenie seksuale me kliente te ndryshem qe i gjente i zoti i lokalit Burimi. Gjithashtu ajo ka shpjeguar se per kete fakt policia e Kosoves ka arrestuar dhe Burim Veliun ne 10 Shkurt 2010. Dhe pas hetimeve te kryera rezultoi se Perparim Kaci ne bashkepunim me shtetasin kosovar Burim Veliu ka kryer me shume se nje here vepren penale te Trafikimit te Femrave duke rekrutuar dhe me pas derguar ne Kosove dy femra per ushtrim prostitucioni. Gjithashtu u provua se ky shtetas pra Perparim Kaci ka mbajtur pa lejen e organeve kompetente nje sasi prej 8 fishekesh municion i perdorur nga pistoletat tip TT te kalibrit 7.62 mm.
Kerkesa
Pas daljes ne drite te ketyre fakteve dhe rrethanave te reja te ndodhura jashte territorit shqiptar nga ana e organit te akuzes u eshte kerkuar ndihme juridike edhe autoriteteve gjyqesore kosovare per te sqaruar me teper aktivitetin e personit nen hetim ne Kosove dhe per te identifikuar sakte gjeneralitetet dhe aktivitetin e mundshem kriminal te shtetasit Burim Veliu. Ky shtetas sipas akuzes rezulton te jete bashkepunetori i te pandehurit Perparim Kaci ne kryerjen e trafikimit te femrave ne drejtim te Kosoves. Por nga autoritetet e drejtesise kosovare ende nuk eshte ekzekutuar kjo leterporosi. Sipas burimeve nga akuza nga ana e tyre jane kryer nje sere veprimesh hetimore qe kane te bejne me verifikimin e veprimtarise se te pandehurit Perparim Kaci dhe bashkepunetoreve te tjere kryesisht ne Kosove ndaj dhe duhet ndihma kosovare permes leterporosise.