E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritej shperthimi i bombes por brenda pakos gjendeshin vetem letra

Vetem pak minuta kane zgjatur keto momente ankthi pasi policia duke ndjekur proceduren ka tentuar qe te beje nje shperthim te kontrolluar te bombes. Por ne castet kur pritej qe te ndodhte edhe shperthimi nje gje e tille nuk ka ndodhur.

Qytetaret e Ballshit jane perfshire ne panik pas nje alarmi qe eshte dhene per vendosjen e nje bombe prane bashkise se ketij qyteti. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme kur ne policine e Ballshit ka vajtur njoftimi se ne nje mjet prane bashkise eshte vendosur nje kuti nga njerez te paidentifikuar e cila mund te kete ne brendesi lende eksplozive. Ka qene pikerisht inspektori i Zyres se Tatim-Taksave ne bashki Selfo Serjani i cili ka konstatuar se disa persona kane vendosur nje pako ne pjesen e perparme te autovetures te tij nen radiator. Pakoja per te cilen punonjesi i bashkise ka dyshuar se ka qene nje bombe e vendosur per ta demtuar ate ne fakt ka rezultuar me vone se ka qene vetem nje pako e mbushur me letra. Duke pasur parasysh edhe funksionin administrativ qe kryente Serjani ne bashkine e qytetit te Ballshit eshte dyshuar edhe nga policia se brenda pakos mund te kishte lende eksplozive.

Shperthimi

Shperthimin e kontrolluar te bombes kane vendosur ta bejne ekspertet e caktivizimit te lendeve plasese shperthim i cili nuk ka ndodhur. Reagimi i policise ka qene i menjehershem duke bere edhe rrethimin e zones perreth Bashkise se Ballshit. Sipas informacioneve qe ka disponuar policia ne momentet e para eshte dyshuar se mund te kete qene vendosur nje bombe artizanale. Nga dyshimet se brenda pakos mund te kishte lende eksplozive Serjani ka lajmeruar menjehere forcat e policise duke i njoftuar se poshte makines se tij ishte vendosur nje pako e cila mund te ishte nje bombe. Gjithashtu ne kete aksion efektivet e policise se Ballshit kane pasur mbeshtetjen teknike te policise se Fierit qe jane vene ne levizje per te siguruar jeten e cdo personi.

Ata kane organizuar nje operacion evakuimi duke bere nxjerrjen e te gjithe punonjesve te bashkise dhe te banoreve qe ndodheshin ne banesat prane mjetit ku mendohej se ishte vendosur bombe. Vetem pak minuta kane zgjatur keto momente ankthi pasi policia duke ndjekur proceduren ka tentuar qe te beje nje shperthim te kontrolluar te bombes. Por ne castet kur pritej nga policia qe te ndodhte edhe shperthimi nje gje e tille nuk ka ardhur. Ne keto momente ne vazhdimesi te procedures qe ndiqet per caktivizimin e bombave eshte bere kontrolli i pakos. Gjate kontrollit eshte pare se nuk ka pasur asnje lende eksplozive por vetem letra qe kishin mbushur pakon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›