Itali, arrestohen me 12 kg kokainë 7 shqiptarë
Shtatë të arrestuar, të gjithë shqiptarë, mes tyre edhe një student. Ky është bilanci i të arrestuarve, pas një operacioni të policisë italiane, në Siena, që sekuestroi 12 kg kokainë me një vlerë rreth 2 milionë euro.
Sipas mediave italiane, në këtë aksion u bllokuan edhe dy automjetet të mëdha, një pistoletë, prodhim kroat dhe 30 mijë euro. Operacioni është bër ënë bashkëpunim me antidrogën dhe policinë e Bolonjës, Arezzos e Perugias.
Hetimi nis në Bolonja në 10 tetor, kur një burrë dhe një grua u arrestuan me 500 gram kokainë, ndërkohë që vetëm pak më parë janë arrestuar edhe të tjerë, duke e cuar në 9 numrin total të të arrestuarve.
Sipas policisë italiane, shqiptarët kanë qenë të gjithë me leje të rregullt qëndrimi, ndërsa mosha e tyre varion nga 20-44 vjeç. Mes të arrestuave është edhe një student, që frekuenton kursin për infermier. Sasia e kokainës ishte e ndarë në pjesë 500 gramëshe, veshur me celofon dhe të maskuar sikur të ishin kafe