E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për ryshfet, pranga shefit të Onkologjikut

Tiranë- Pas një hetimi një mujor, policia ka vënë në pranga një tjetër kirurg në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se është arrestuar shefi i Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Agim Karaj, nën akuzën e marrjes së ryshfetit.

Nga të dhënat paraprake, të dala nga hetimet policore rezulton se kirurgu i njohur në pavionin e sëmunjeve të rrezikshme merrte ryshfete për kryerjen e operacioneve tek pacientët.

Ai është ndaluar sot, ndërkohë që policia nuk bën ende të ditura shumë detaje për këtë arrestim. Hetimi për këtë rast është bërë nga antikorrupsioni dhe Task Forca, të cilat pas të dhënave të mbledhura dhe hetimeve të kryera bënë edhe arrestimin e kirurgut.

Ndalimi i tij, vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të një tjetër mjeku, shefit të Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, Ardian Nelaj, i cili dyshohet për korrupsion.

Ardian Nelaj, me profesion mjek - kirurg, u arrestua para tre ditësh si i dyshuar për marrje parash nga pacientënë këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale, të cilat i zhvillonte në sallën e Urgjencës së Spitalit nr.2 Tiranë, ndërkohë që dje u la në arrest shtëpie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›