E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen shqiptarët për drogë

Nëntë persona kanë rënë në pranga në Itali, kryesisht shqiptarë.

Policia e qytetit Modena në Itali ka arrestuar anëtarët e një organizate kriminale qe merrej me shpërndarjen e heroinës në qytete të ndryshme, kryesisht ne veri të Italisë.

Sipas policisë, droga vinte nga Shqipëria. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 7 kg drogë.

Policia ka zbuluar se droga fshihej në dyshemetë dy shtresash të automjeteve dhe kamionëve që mbërrinin nga Shqipëria nëpërmjet trageteve.

Qendra e organizatës kriminale të shpërndarjes së drogës gjendej në barin me emrin Cavezzo, pranë Modenës, transmeton gazeta Panorama.

Gjatë aktivitetit të trafikimit të drogës, të arrestuarit ndryshonin shpesh numrat e telefonave për të devijuar hetimet e policisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›