Tërmet i fuqishëm në Meksikë

Territorin e bregdetit meksikan buzë Paqësorit sot e ka goditur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, që u ndie në qytetin meksikan Tijuana, por edhe në San Diego të SHBA-së.
Për viktima apo dëme të mëdha eventuale nuk raportohet, sikundër që nuk është dhënë as alarmi për cunami të mundshëm, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Sipas të dhënave të Institutit gjeologjik amerikan, epiqendra e tërmetit ishte rreth 269 kilometra në jugperëndim të qytetit Rosarito, jo shumë larg nga kufiri meksikan me SHBA-në, dhe në thellësi prej rreth 13 kilometra nën sipërfaqen e tokës.