Itali, arrestohet banda italo-shqiptare e drogës
ITALI- Policia italiane ka rënë në gjurmë e më pas ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës. Lajmi publikohet sot në mediat italiane, të cilat bëjnë me dije operacionin, duke iu referuar të dhënave të policisë.
Operacioni është finalizuar në Askoli në Itali, ku policia lokale ka ekzekutuar 21 urdhër arreste për anëtarët e bandës, të cilët më pas ishin hetuar dhe gjurmuar gjatë.
Sipas policisë, operacioni ishte koduar Blur ndërkohë që droga u shitej klientëve të rangut të lartë, si avokatë dhe sipërmarrës të ndryshëm.
Nga hetimet e para rezulon se droga vinte nga brigjet e adiatikut, por ende policia nuk sqaron rrugën që ndiqte rrjeti. Nuk bëhen me dije as emerat e shqiptarëve të ndaluar.