E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Shefi i EULEX, Marnhac ka rrëshqitur

PRISHTINE- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se shefi i EULEX-it, Marnhac ka rrëshqitur pak, ka bërë një deklaratë të pamatur dhe pa u konsultuar paraprakisht me te. Reagimi i menjehershem ka ardhur pas deklarates se bere nga shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac, i cili tha se kthimi i ligjit dhe gjyqtarëve në veri të Kosovës duhet të ketë një marrëveshje politike me autoritetet e Serbisë.

Ministri i Drejtesise se Kosoves, e quajti nje deklarate te tille jo vetem te pamenduar, po te papranueshme. Ne nje intervistë dhënë KTV-së, pas deklaratave të shefit të EULEX-it, Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë kompromis dhe asnjë marrëveshje me askënd për zbatimin e ligjeve të Kosovës.

Ai ka deklaruar se është duke bërë presion të vazhdueshëm për vendosjen e gjyqtarëve vendor në gjykatën në veri të vendit. (Kosovapress)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›