Fushata/ Kandidatet e Himares takohen me emigrantet ne Greqi

SAVO PRIFTI
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Himarës, Savo Prifti, ka zhvilluar një seri takimesh me pjesëtarë të komunitetit që aktualisht ndodhen në emigracion, në Greqi. Takimet janë zhvilluar në formën e bashkëbisedimeve, me qëllim që, sipas kandidatit, të dalë e gjithë problematika që preokupon banorët e bashkisë së Himarës.
Problemet që kanë rezultuar ishin të shumta.
Që nga çështja e pronave që ende mbetet e pazgjidhur dhe burim konfliktesh, furnizimi me ujë, pastërtia, taksat e larta të bashkisë, dhe natyrisht mosshfrytëzimi i resurseve të shumta që ofron zona për zhvillimin turistik.
Në të gjitha takimet, kandidati Savo Prifti ka shpalosur programin e tij që synon ta kthejë bashkinë e Himarës në shërbim të qytetarit, me një administratë profesionale dhe pjesëmarrje aktive të komunitetit në vendimmarrje. “Në themel të programit tonë elektoral është zhvillimi harmonik i gjithanshëm turistik, kulturor, agrobujqësor i krahinës.
Por gjithashtu shumë e rëndësishme është rikthimi i qytetarit Himarjot në vatrën e tij ku mund të jetohet dhe të punohet me dinjitetin dhe krenarinë historike të bregasit”, ka theksuar kandidati demokrat.
Prifti është angazhuar për hapjen e zyrës hipotekore në Himarë dhe hipotekimin e tokës brenda 2 vjeçarit të parë, përgjysmimin e taksave dhe ndërtimin e ujësjellësave në të gjitha fshatrat.
Gjithashtu, brenda mandatit do të përfundojë masterplani për zhvillimin urban dhe turistik, ndërkohë që do të ofrojë kredi për gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë turizmin familjar.
Prifti ka theksuar se slogani i tij është “të marrësh përgjegjësi, të japësh drejtësi dhe i ka garantuar bashkëqytetarët se gjatë mandatit të tij bashkia do të jetë në shërbim të të gjithëve, pa dallime politike apo etnike.
Prifti ka shtuar se programi i tij është i besueshëm dhe i realizueshëm, pse ai ka edhe mbështetjen e garantuar të qeverisë demokratike dhe personalisht të kryeministrit Berisha.
Në të gjitha takimet pjesëmarrësit kanë vlerësuar pozitivisht programin e kandidatit Savo Prifti, dhe janë shprehur se vota e tyre do të jetë për kandidatin e partisë demokratike.
JORGO GORO
Kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Jorgo Goro, ka qenë këto ditë në Greqi, ku ka emigruar një pjesë mjaft e konsiderueshme e komunitetit himariot.
Në takimin kryesor elektoral, të zhvilluar në Athinë, Goro ka theksuar pas 8 Majit, Himara nuk do të shihet më si një tokë konfliktesh mes disa përfaqësuesve të minoritetit dhe gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Himara do të rikthehet në vendin e saj sa i takon turizmit, duke u bërë mbretëresha e rivierës Joniane, ka thënë kandidati për kreun e bashkisë së Himarës.
Në këtë kuadër, ai ka shtjelluar projektin e tij për restaurimin dhe kthimin në identitet të kalasë së Himarës dhe gjithë monumenteve të tjera të kulturës, si dhe përfshirjen e tyre në programet e UNESCO-s. Përmirësimin e komunikacionit mes të gjitha fshatrave, duke vendosur një linjë urbane, ndërsa jashtë vëmendjes së tij nuk ka mbetur as rigjallërimi i jetës kulturore dhe sportive. Goro ka premtuar krijimin e një biblioteke publike si dhe ndërtimin e një qendre sportive.
Ai ka theksuar se një çështje prioritare që do të trajtojë gjatë mandatit të tij, nëse zgjidhet, do të jenë dhënia e pronave.
Goro është angazhuar për krijimin e një zyre të posaçme pranë bashkisë, për dhënien e titujve të pronësisë, duke e inicuar këtë proces fillimisht nga familjet që nuk kanë konflikte midis tyre dhe duke bërë një kombinim ndërmjet ligjit 7501 dhe veçanësive të çdo fshati.
Hapja e zyrës së hipotekës në bashkinë e Himarës, vënia në eficencë e taksave të bashkisë dhe krijimi i qendrave të ndihmës mjekësore në çdo fshat, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik, ishin disa nga premtimet e kandidatit socialist për bashkinë e Himarës, Jorgo Goro, i cili ka zhvilluar një takim edhe në qytetin e Patras.
DHIMITËR LLAZARI
Kandidati i partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen - MEGA për bashkinë e Himarës, Dhimitër Llazari, është takuar me banorë të zonës që kanë emigruar në Greqi.
Takimi i organizuar në Athinë ka qenë një shans edhe për kryetarin e partisë Mega, Kristaq Kiço që të prezantojë forcën e re politike, e cila sipas tij është si krijuar si rezultat i intrasigjencë së lidershipit të organizatës Omonia për t’u reformuar e për t’u shndërruar në një organizatë me të vërtetë demokratike. Por propozimet tona nuk u morën parasysh, dhe kjo bëri që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, minoriteti mori rezultatin më të ulët në gjithë historinë, tha Kiço.
Duke prezantuar kandidatin për bashkinë e Himarës, kryetari i partisë Mega, tha Dhimitër Llazari është një kandidaturë mjaft e fuqishme dhe apeloi që, me gjithë situatën e rëndë ekonomike për shkak të krizës, emigrantët himariotë të shkojnë në vendlindje e të votojnë.
Dhimitër Llazari, që kandidon me logon “Të zhvillojmë Himarën tonë”, u ndal në çështjen e pronave, çka sipas tij do të zgjidhet brenda kuadrit ligjor dhe në bashkëpunim me instancat shtetërore e me qeverinë. Për këtë qëllim, ai parashikon në program edhe krijimin e një komisioni të posaçëm, ku do të përfaqësohet çdo fshat i bashkisë.
Llazari ka shpalosur edhe vizionin e tij për zhvillimin e turizmit, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, pastërtinë e bregdetit dhe shtimin e gjelbërimit.
Ai është angazhuar për transparencë të plotë të veprimtarisë ekonomiko-financiare të bashkisë, duke ulur taksat e rritur të ardhurat.
Dhimitër Llazari, që në zgjedhjet e vitit 2007 kishte kandiduar nën siglën e partisë demokratike, ka shprehur bindjen se shumë anëtarë dhe simpatizantë të partisë në pushgtet do ta votojnë edhe në këto zgjedhje.