E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rruga jone ajo e perpjekjeve te medha dhe perkushtimit

Kryeministri Berisha ishte sot në Manzë të Durrësit, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të Bashkisë Manzë, Bujar Huqi, i cili rikandidon sërish për këtë post.

Berisha siguroi se në këtë bashki qeveria do të investojë së paku 4 herë më shumë se në katër vitet që shkuan.

“Katër vitet që shkuan, me zotin Bujar, për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, ne kemi investuar në 19 projekte, me një vlerë prej mbi 420 milionë lekë”, tha Kryeministri.

Duke shtuar se në katër vitet që vijnë, qeveria do të mbështesë çdo projekt, do të ndërtojë e rindërtojë çdo rrugë e rrugicë të kësaj qyteze dhe fshatrave të kësaj bashkie, do ndërtohet e rindërtohet çdo shkollë e këtij territori, do të garantohet ujë 24 orë për të gjitha fshatrat dhe bashkinë e Manzës, do të financohet projekti i fushës së sportit, etj

“Në katër vitet që vijnë, - theksoi Kryeministri, - kjo bashki, Durrësi e mbarë Shqipëria do të kalojnë në fazën përfundimtare të një qyteti e të një vendi të zhvilluar.

Sipas Berishës, në katër vitet që vijnë, kjo bashki, Durrësi e mbarë Shqipëria do të kalojnë në fazën përfundimtare të një qyteti e të një vendi të zhvilluar.

“Rruga jonë është rruga e përpjekjeve të mëdha, rruga e mundit dhe e djersës, rruga e sakrificave dhe përkushtimit. Por sot, për çdo shqiptar që i thotë Shqipërisë Shqipëri, për çdo shqiptar që ka besim të vendi i tij, është e qartë si drita e diellit se ne jemi njerëzit e suksesit, se ne bashkërisht, me mund, djersë e sakrificë, ia kemi dalë këto vitet e fundit të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura kombëtare: Shqipëria, anëtare e NATO-s.

Këto vite, me mund, djersë e sakrificë, ne i kemi dalë që si njerëz të suksesit të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura të rilindësve tanë, të të gjithë gjeneratave, të të gjithë shqiptarëve, lëvizjen e lirë në Evropë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›