Hetimi per 21 janarin PD kerkon shtyrje afati

Mazhoranca kerkon shtyrjen e afatit te Komisionit Hetimor qe eshte ngritur per hetimin e ngjarjeve date 21 janar. Kur kane mbetur vetem tre dite nga skadimi i afatit te punimeve te ketij komisioni Partia Demokratike ka depozituar ne Kuvend nje projektvendim ne te cilin kerkohet shtyrja e afatit te ketij komisioni.
Ne rendin e dites te publikuar per seancen e dites se enjte date 21 prill 2011 pika e katert eshte parashikuar edhe votimi i ketij projektvendimi. Projektvendim Per shtyrjen e afatit te veprimtarise se komisionit hetimor te Kuvendit te ngritur me vendimin nr. 82 date 23.1.2011. Koha e votimit - thuhet ne faqen e Kuvendit.
Shkak per shtyrjen eshte bere angazhimi i deputeteve per zgjedhjet lokale te 8 majit madje nje argument i tille u dha qe ne shkurt ku nje nga mbledhjet e ketij komisioni u shty me argumentin se deputetet ishin te angazhuar ne perzgjedhjen e kandidateve per zgjedhjet vendore. Ndersa per shtyrjen e re behet pretekst angazhimi i deputeteve neper zonat e tyre zgjedhore ne ndihme te kandidateve qe tashme jane perzgjedhur dhe e kane nisur fushaten elektorale.
Por per me teper se 2 muaj Komisioni Hetimor i ngritur per hetimin e ngjarjeve date 21 janar ku vdiqen kater demonstrues te opozites para kryeministrise nuk ka zhvilluar asnje mbledhje tjeter te tij. Edhe pse i ngritur me teper nxitim nga mazhoranca madje vetem dy dite pas trazirave ne bulevardin Deshmoret e Kombit mazhoranca vetem me vota e saj miratoi edhe ngritjen e ketij komisioni.
Opozita nuk pranoi qe te behej pale duke e cilesuar kete komision si politik dhe antikushtetues. Sipas opozites qe ne objektin e ketij komisioni dallohej qarte sulmi politik qe mazhoranca kishte per qellim te realizonte ndaj Partise Socialiste. Hetimi rreth veprimtarise se institucioneve shteterore sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin respektiv per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues si dhe masat konkrete te marra per parandalimin neutralizimin pengimin dhe perballimin e dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues - thuhet ne objektin e Komisionit Hetimor.
Seanca plenare
Parlamenti do te mblidhet kete te enjte per te miratuar disa marreveshje te mbetura pa u miratuar nga mbledhjet e fundit. Midis projektligjeve te rendesishme qe pritet qe te miratohen do te jete edhe amnistia fiskale me te dy variantet e saj.
I pari ka te beje me faljen e te gjitha detyrimeve tatimore dhe doganor borxhit kamatevonesave si dhe shkeljet e bizneseve te cilat cilesohen vepra penale. Per shkak se prek Kodin Penal per miratimin e ketij varianti i cili do te ishte dhe amnistia e plote duhen 84 vota pra nevojitej edhe miratimi i opozites. Nderkohe drafti tjeter parashikon faljen e detyrimeve por perjashton amnistimin e veprave penale.
Per miratimin e tij nevojitet nje shumice e thjeshte me 71 vota te cilat mazhoranca i ka ne Kuvend. Ky eshte edhe varianti i miratuar dje. Pikerisht mungesa e votave ka detyruar edhe mazhorancen qe te luaje me variantin e dyte. Opozita ka ngritur shqetesimin se qeveria kerkon qe te realizoje amnistine fiskale para dates se zgjedhjeve me qellim perfitimin prej saj.
Nderkohe ne rendin e dites pritet qe te miratohet edhe projektligj Per ratifikimin e marreveshjes se bashkepunimit ushtarak financiar ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise. Ashtu sic e parashikon rregullorja ne fund do te jete edhe 60-minuteshi i diskutimit te lire.
BE perserit apelet antikorrupsionin
Ambasadoret e BE OSBE dhe SHBA i kerkojne njezeri qeverise shqiptare qe te luftoje korrupsionin ne vend i cili sipas tyre vazhdon qe te mbetet nje problem ne vendin tone. Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi theksoi se lufta ndaj korrupsionit eshte nje pergjegjesi qe i mbetet qeverise shqiptare.
Taksapaguesit e BE i akordojne fonde Shqiperise per luftimin e korrupsionit ne gjyqesor por tani vazhdimi i luftes dhe pergjegjesia i mbetet qeverise shqiptare - tha Sequi. Ne tryezen e thirrur per sfidat e sistemit gjyqesor shqiptar Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth u perqendrua ne kufizimin e imunitetit te gjyqtareve duke kerkuar ne kete pike qe kjo nisme te ndermerret me Kushtetute. Jo deklarata vullnetare per imunitetin.
Duke pergezuar Kuvendin per perpjekjet per te kufizuar imunitetin e deputeteve ne lidhje me disa lloje veprash penale mendoj se keto kufizime duhen bere duke ndryshuar Kushtetuten dhe legjislacionin perkates. Deklaratat vullnetare per heqjen e imunitetit edhe pse jane per tu lavderuar nuk mjaftojne - tha ai.
Ambasadori ngriti shqetesimin e voneses se miratimit nga ana e legjislativit te projektligjit per Gjykaten Administrative dhe beri thirrje per shmangien e vakuumeve ne Gjykaten Kushtetuese. Nje tjeter shqetesim i tij lidhej edhe me mungesen e perzgjedhjes se Avokatit te Popullit. Avokati i Popullit duhet te ishte zgjedhur jeni shume vone per zgjedhjen e tij - u shpreh Wollfarth.
Sipas tij shqetesues eshte edhe transparenca e legjislativit. Per perfaqesuesin e OSBE-se ne vendin tone procesi legjislativ shpesh karakterizohet nga fakti qe nuk kryhen kerkime te mjaftueshme perpara fazes se hartimit nga mungesa e transparences dhe konsultimeve te mjaftueshme gjate fazes se hartimit si dhe nga mungesa e cilesise se duhur te shkrimeve ligjore.
Sipas tij permiresimi i procesit do te kishte ndikim pozitiv ne cilesine e ligjeve te miratuara dhe do te ndihmonte ne parandalimin e problemeve qe lindin gjate zbatimit te tyre. Ndersa Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama duke vleresuar rolin e misioneve te huaj ne trajnimin e prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore shprehu nevojen per perfshirjen ne keto trajnime te me shume pjesetare te sistemit gjyqesor.
Kerkesa e Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian eshte nje aspirate e ligjshme e popullit shqiptar por nga ana tjeter kerkon dhe shume pune per te arritur standardet e duhura per te qene pjese e Europes se Bashkuar - theksoi kryeprokurorja.