Itali, arrestohet një nga krerët e "Kamorra"-s
Një nga krerët kryesorë të organizatës mafioze "Kamorra", Sebastiano Tutti, është arrestuar ditën e shtunë në një apartament në qendër të Torre del Greco, në jug të Napolit. Lajmi u bë i ditur nga prefektura e policisë napolitane.
I shumëkërkuari i policisë napolitane Sebastiano Tutti kërkohej që prej vitit 2007. Sipas hetuesve Tutti kishte ndryshuar disa herë banesë gjatë tre viteve të fundit. Ai ishte duke fjetur kur policia hyri në shtëpinë e tij dhe sipas raportimeve ai nuk bëri asnjë rezistencë në kohën kur ai u arrestua. Sipas hetuesve italianë, Sebastiano Tutti mendohet të ketë vrarë, në maj të vitit të kaluar, një shef tjetër të mafias napolitane, Gaetano Di Gioia. Gjithashtu Tutti akuzohet se ka plagosur rëndë djalin e Di Gioias. Sebastiano Tutti dyshohet gjithashtu për zhvatje shumash të mëdha dhe për vjedhje. Disa anëtarë të klanit të Tutti janë arrestuar muajt e fundit.