E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti kërkon fitore ndaj Interit

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se ekipi i tij është mjaft i përgatitur për t'u përballur me Interin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma në Stamford Bridge.
Blutë e Londrës janë në deficit 2-1 nga ndeshja e parë, por Ancelotti shprehet të jetë mjaft i përgatitur për sfidën, duke qenë njëkohësisht i bindur për kualifikimin në çerekfinale.
"Nuk mendoj se kemi dërguar një mesazh me atë fitore dje (të shtunën). Ndeshja kundër Interit do të jetë e baraspeshuar. Ne e dëshirojmë fitoren, ashtu sikurse Interi".
"Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë, pasi që është moment kur jemi në formë të mirë", deklaroi Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›