Itali, arrestohet një nga krerët e Kamorrës
Pasquale Russo, ishte pjesë e listës së 30 kryemafiozëve më të kërkuar nga policia italiane dhe nga interpoli. Sipas burimeve të policisë italiane, bëhet e ditur se Russo kishte qenë i fshehur kryesisht në disa fshatra afër qytetit jugor të Napolit.
Kryemafiozi u kap në një kazan të madh ku ishte arritur të futej pasi, kishte kaluar një rrugicë të fshehtë nëntokësore mes një pylli të dendur me pemë. Ministri i brendshëm italian u shpreh se arrestimi i Russos ishte një goditje e madhe për organizatën mafioze të Kamorras, e cila operon kryesisht në jugun e Italisë.
I arrestuari pritet që të vuajë sentencën që i është në mungesë. Ai do të vuajë dënimin e përjetshëm për akuzat e 17 vrasjeseve si edhe lidhjeve me organizatat mafioze.