E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia lëkundet nga dy tërmete mëngjesin e sotëm

Tërmeti i parë, me fuqi 3 ballë, ra në orën 06:50 dhe i dyti, 4,2 ballë sipas shkallës Rihter, një minutë më vonë në të njëjtën zonë. Epiqendra e këtij të fundit ndodhej rreth 22 kilometra në thellësi.
     
Tërmeti i dytë u ndje në të gjithë Siçilinë, përfshirë bregun perëndimor, në Palermo. Ky tërmet shkaktoi panik në komunat më afër epiqendrës dhe njerëzit dolën në rrugë, bëri të ditur mbrojtja civile, e cila shtoi se nuk ka ende njoftime për dëme.
     
Përpara tri javëve, një tërmet me fuqi 4,1 ballë të shkallës Rihter ra në verilindje të Parmës, në rajonin Emilia-Romanja.
     
Ndërkohë, më 6 prill, tërmeti me fuqi 5,8 ballë që ra në rajonin e Akuilës, afro 100 kilometra në verilindje të Romës, shkaktoi vdekjen e rreth 300 personave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›