Itali, arrestohet shqiptari, abuzonte me të mbesën

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për dhunë seksuale ndaj mbesës së tij të mitur.
Lajmi është raportuar nga mediat italiane, por identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur.
Mediat italiane raportojnë se historia e trishtë ka nisur disa vite më parë në Shqipëri, kur djali i arrestuar ishte 13 vjeç, ndërsa mbesa e tij ishte vetëm 8 vjeçe.
Gjatë kësaj kohe, ai jetonte me të motrën dhë vajzën e saj, në banesën e tyre.
Gazeta raporton se tmerri ishte ndalur në vitin 2007, kur nëna dhe vajza e abuzuar kishin emigruar në Itali.
Por dy vjet më vonë, ai ishte bashkuar me ta dhe kishte rinisur historinë.
Historia është zbuluar nga një mik i vajzës shqiptare i cili e ka denoncuar në polici.