PS mbledh Asamblenë Rama do shpall kushtet për zgjedhjet
TIRANE- Kryetari i PS-së, Edi Rama shpall sot në Asamblenë Kombëtare, kushtet e PS-së drejtuar maxhorancës qeverisëse për pranimin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Pas diskutimit me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Rama mësohet se do të artikulojë sot një seri kërkesash, të cilat veçse ja ka vënë në tavoline edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, do t'ia bëjë të qarta edhe palës kundërshtare.
PS-ja kërkon shkrirjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilin tashmë e konsideron të jashtëligjshëm dhe jashtë funksionit të tij, duke kërkuar rikompozimin e një tjetër komisioni me 3 anëtarë nga opozita, 3 nga maxhoranca dhe një përfaqësues i propozuar nga Presidenti i Republikës, por që të ketë konsensusin e të dy palëve. Një tjetër kusht është ai që ka të bëjë me garancitë ligjore për mjetet e identifikimit, përkatësisht kartat e identitetit. PS-ja kërkon që në qendrat e votimit të vendoset një aparat elektronik, i cili të bëjë të mundur verifikimin e këtyre kartave të zgjedhësve që shkojnë për të votuar.
Gjithashtu kërkohet që opozita të ketë akses për të verifikuar listat e zgjedhësve, që kanë votuar apo jo, edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kushti i tretë ka të bëjë me vëzhguesit që të jenë sa më të shumtë nga ana e ndërkombëtarëve.
Gjithashtu Asambleja do të votojë dhe për kriteret mbi bazën e të cilave do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011. kriteret u miratuan dje nga K ryesia e PS-së.
(s.g/balkanWeb)