Itali, arrin në 179 numri i të vdekurve nga tërmeti
Abruzo-Ka shkuar në 179 numri i viktimave të tërmetit, që tronditi dje Italinë. Por, ende 34 persona figurojnë të zhdukur, 1500 të plagosur ndërsa 17 mijë të tjerë kanë mbetur pa strehë. Këto janë bilancet, e një tërmeti të fortë, që lëkundi fuqishëm Italinë qendrore. 40 prej viktimave nuk janë identifikuar ende. Gjatë natës janë regjistruar sërish lëkundje, duke shkaktuar panik, kur ende gjurmët e tragjedisë vijojnë të dëshmojnë kaos dhe dhimbje tek njerëzit. Në L’Aquila kërkimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës, por pak e nga pak po zbehen shpresat për të gjetur persona të gjallë nën rrënoja. Edhe 30 orë pas tragjedisë, numri i viktimave vazhdon të rritet.
Mijëra njerëz që humbën shtëpitë nga tërmeti e kanë kaluar natën nëpër tendat e ngritura dhe nëpër automjete, ndërsa një pjesë e vogël janë dërguar në hotele në zonat bregdetare.
Sot pritet mbërritja e tendave të tjera për personat që nuk preferojnë të largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona janë angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe të ndihmës se popullsisë së prekur nga tërmeti, të cilëve u janë bashkuar edhe 1.300 ushtarë.