E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: “Macet e dhjamosura” të rëndësishme për ekonominë ruse

Moskë - Kryeministri rus Vladimir Putin i kërkoi deputetëve që të mbështesin bankat në vend që t’i sulmojnë ato.

Gjatë takimit që u zhvillua në Dumën e Parlamentit Rus, Putini u tërhoqi vëmendjen liderëve dhe deputetëve opozitarë. “Kërkoj nga kolegët e nderuar që gjatë bisedimeve për buxhetin të mos sulmojnë bankat. Sigurisht, ju mund t’i etiketoni ato si të keni dëshirë, mund t’i quani “Mace të dhjamosura”, ose edhe etiketime të tjera. Por dijeni se ato jaë një sektor mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Rusisë.

ZHIRINOVSKI: "TË MBYLLIM VILAT”

Putini theksoi gjithashtu se bankat do të kenë detyra tepër të rëndësishme në pjesën e dytë të vitit 2009. “Kritikat e deputetëve ndaj bankave duhet të jenë larg sloganeve dhe të mbështetura në analiza. Qeveria nuk i shpërndan askujt dekorata. Bankat private duhet të paguajnë kreditë e marra nga Banka Qendrore dhe Fondet Sociale”, deklaroi kryeministri rus.

Reagimi i Putinit erdhi pas kritikave të liderit të Partisë së ekstremit të djathtë, Partisë Liberal Demokrate, i cili duke analizuar paketën e luftës kundër krizës, pati theksuar se masat duhen marrë ndaj popullatës dhe jo ndaj banakave. Zhirinovski shkoi edhe më larg kur kërkoi të mbylleshin vilat luksoze në zonën Barvikha, në periferi të Moskës, që u përkasin të pasurve dhe të famshmëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›