Kazakët: Patjetër fitore me Skënderbeun në shtëpi
Jo vetëm Skënderbeu kërkon të ngjisë majat si klub sa i përket pjesëmarrjes në Europë. Edhe kundërshtari i tij në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, Shahter Kara-gandi, kërkon të njëjtën gjë. Ashtu si korçarët, edhe ata janë kualifikuar për herë të parë në turin e tretë të Champions League dhe tashmë synojnë "play-off"-in. Por që të shkruajnë historinë, kazakëve u duhet patjetër të kalojnë Skënderbeun. Duke u nisur nga ndeshja e parë e Skënderbeut në Azerbajxhan me Neftçi Baku, ku kampionët shqiptarë morën një barazim 0-0, pavarësisht vështirësisë së përballjes, drejtuesit, tifozët dhe vetë presidenti i Shahter Karagandit, Yerden Khalilin, kërkon patjetër fitoren, pasi në të kundërt kualifikimi do të vështirësohej shumë.
KUALIFIKIMI
Kazakët e shohin kalimin e këtij turi vetëm nëse fitojnë ndeshjen e parë, ndryshe në ndeshjen e kthimit në Korçë ata e shohin të vështirë për të fituar. "Jo sepse luajmë në shtëpinë tonë dhe jo se jemi favoritë në ndeshjen e parë me Skënderbeun, por fitorja duhet patjetër, ndryshe ne nuk mund të kualifikohemi për në turin e tjetër. Ata (korçarët) kanë barazuar në ndeshjen në Azerbajxhan me Neftçin dhe dinë të mbrohen mirë, sepse nuk pësuan gol në dy ndeshje. Prandaj duhet të fitojmë me çdo kusht sfidën e parë brenda, madje duke mos pësuar gol. Natyrisht që Skënderbeu do të vijë këtu për t'u mbrojtur, kanë strategjinë e tyre, por ne nuk duhet të rrimë këmbëkryq, duhet të shënojmë patjetër. Për mua është decizive ndeshja e parë dhe jo e dyta. Nëse fitojmë këtu, ndeshja e kthimit do të jetë shumë e lehtë", - ka deklaruar presidenti i Shahterit të Karagandit, Yerden Khalilin.
NDESHJA
Ndeshjen e parë të turit të tretë në Ligën e Kampioneve, Skënderbeu do ta luajë nesër, në orën 15:00, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Tifozët e Karagandit janë detyruar të udhëtojnë për të ndjekur skuadrën, pasi ashtu si stadiumi "Skënderbeu" në Korçë, edhe i tyre nuk i plotëson kushtet për të luajtur në turin e tretë të Champions-it. Ashtu si presidenti i tyre, edhe tifozët kërkojnë fitoren me patjetër brenda. Ndërkohë, dje ka lëvizur koeficienti i fitores së Skënderbeut, që ka shuar nga 7.20, deri në 8.00, ndërsa fitorja e Karagandit (1.40) dhe barazimi (4.20) nuk kanë ndryshuar. Gjithsesi, pak a shumë këto koeficientë ishin edhe në ndeshjen e parë me Neftçin në Azerbajxhan, por skuadra e Skënderbeut arriti të barazojë dhe në kthim të siguronte fitoren, edhe pse nuk ishte favorite në të dyja ndeshjet. Le të jetë një ogur i mirë ky për Skënderbeun.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)