Korçë, pesë të dehur dhunojnë2 mjekë dhe 2 infermierë në spital
KORCE- Pesë persona kanë dhunuar dy mjekë dhe dy infermierë në Spitalin Rajonal të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas Policisë së qytetit agresorët ishin të dehur, pasi kishin qenë në një dasme në fshatin Vashtmi.
Për shkak të teprimit me pijen, njëri prej tyre ka shfaqur nevojë për ndihmë mjekësore dhe për këtë i janë drejtuar spitalit, por sapo kanë mbërritur aty kanë filluar të dhunojnë mjekët dhe infermierët, me pretendimin se nuk po i ofronin shërbim.
Dy mjekët e dhunuar, Petrika Jordia dhe Gjergji Lera, si dhe dy infermiret janë goditur me grushta dhe sende të forta.
Sipas njërit nga infermierët e spitalit, agersorët kanë hyrë edhe në dhomat e pacientëve duke thyer karrige, duke trembur edhe të sëmurët nga situata e krijuar.
Blutë e Korçës kanë arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e qytetit dy prej agresorëve, ndërsa janë në kërkim tre personat e tjerë. Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)