E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në çift, ja armët si ta shmangim

TIRANE - Ndodh rëndom, që lidhja që ne kemi të zbehet. Raporti kthehet në rutinë, shpesh bëhet edhe i mërzitshëm. Me pak përkëdhelje dhe puthje reciproke, madje shumë pak fjalë, mund të kthesh gjithçka në gjendjen e mëparshme. Por edhe në këtë pikë, duhet të kihet kujdes, pasi edhe ato që japin duhet të jenë si kripa...! Jeni të sigurtë se të dy e doni njëri-tjetrin, veçse lidhja juaj shfaq shenja të pakëndshme: komunikoni pak dhe ziheni shumë, për dhurata dhe supriza as që bëhet fjalë. Në këtë pikë hyn në punë “vajosja” e ingranazheve të lidhjes tuaj, sigurishrt pa hedhur në erë gjithçka. Muajt e parë të njohjes zhyteshit në biseda, tani keni arritur deri aty sa në një udhëtim për tre orë, asnjëri të mos flasë. Që të rigjallërosh bisedat duhet të gjesh argumente ineresante që lidhen me ju të dy. Mos i kërko të të tregojë se ç’bën gjithë ditën, është një tentativë e dështuar. Mund të flisni më shumë për hobin e tij që e ka lënë pas dore. Sugjero gjëra interesante që ai të kuptjë që nuk e ke lënë pas dore, vetëm kështu lidhja juaj do të ndihet me e freskët. Evitoni frazat e tipit “Dje ishe e ftohtë në shtrat”, pasi ato të gozhdojnë fort dhe ajo që po përpiqesh të bësh nuk është gjë tjetër veçse një sfidë e fshehur.
Grindjet, shpesh ndreqin punë
Nuk është e ndaluar të ziheni, por duhet ta bëni ashtu si duhet. Po si ? Mbi të gjitha përpiqu të jesh e respektueshme. Agresiviteti dhe fyerjet duhen evituar, sepse në këto lloj momentesh thuhen gjëra që nuk i mendon edhe pse më pas pendohesh. Mos u anko për të gjitha shqetësimet apo të vësh në dukje sado pak që marrëdhënies tuaj “duket sikur po i vjen fundi”. Mos filloni me frazën “Unë kam të drejtë”! Keni për të përfunduar keq. Duhet të mësosh dy gjëra fare elementare, që gjërat mbi të cilat do të grindesh të kenë në thelb, ndërtimin e lidhjes tuaj, pra të vësh në dukje një fakt, i cili edhe pse ka shkaktuar plasaritje të lidhjes tuaj argumentet që do të japësh të shërbejnë për të shtrënguar atë që ju ka ikur nga duart.
Në mbrëmje gjithnjë mbi divan
Darkat gjithnjë sa vijnë dhe bëhen më monotone. Të premten me miqtë, të shtunën në diskoteka me kolegët e punës, ndërsa të djelën vetëm gjumë. Ti vazhdon të ndiesh e vetmuar, duke e kaluar mbrëmjen mbi divan. Tani keni nevojë për rifreskim të situatës, pasi prej kohësh ju mungon intimiteti. Kur kalojnë të njëzetat apo të tridhjetat, me to ikin edhe netët e gjata jashtë dhe fillon e preferon një film në televizor, por kurrësesi vetëm. Nëse më parë dilnit 4 herë në javë tani dilni 2 herë ose edhe vetëm një herë, por që t’i shfrytëzoni mirë ato orë, mund të shkoni në një takim me miqtë që nuk i shihni prej kohësh, një natë jashtë në një hotel romantik, një shfaqje në teatër, një udhëtim në një qytet tjetër. Mos u dorëzo edhe nëse je ti ajo që propozon gjithmonë, një raport është si një lule, duhet t’a ujitesh që të mos thahet. Mos i përbuz inicia-tivat e tij, përndyshe ai nuk do të shfaqë më asnjë dëshirë. Mos i refuzo dhe propozo diçka tjetër që të pëlqen ty.
Kur mungojnë. edhe suprizat
Sa dhurata të bukura ke marrë dikur dhe menjëherë i ke thënë se ai ishte djali më fantastik dhe më i parezistueshëm në botë. Por tani gjithçka ndryshoi, ai nuk kujtohet as për ditëlindje apo përvjetore. Qetësohu! Një lidhje nuk mund të jetë gjithmonë një muaj mjalti. Pas fazës së dashurisë raporti stabilizohet. Mund të ndiheni më të sigurt me njëri - tjetrin, prandaj keni nevojë për mesazhe të ëmbla apo telefonata suprizë. Mos lejo që ai të vendosë për gjithçka. Edhe ti duhet të sugjerosh se ku do t’i kaloni pushimet, madje mund të këmbëngulësh, në rast se ai mendon se vetëm ai jep urdhra. Përpiquni të jepni gjithnjë maksimumin. Mos mendo që vogëlsirat në jetën në çift nuk kanë rëndësi, pasi jeta në çift duhet jetuar silur çdo ditë të jetë si dita e parë kur jeni njohur, edhe pse kështu ndodh rëndom. Përpiqu t’i rifreskosh kujtesën : të qeshurat, dhurata, aventurat dhe deri tek gjestet e vogla që shpesh ju falin kënaqësi.
Kujdes me veprimet xheloze
Dikush mendon se xhelozia e tepruar lodh raportin. Në fillim ai ndihet i kënaqur sepse ti e dëshiron, por me kalimin e kohës ai mund të lodhet. Mbaj mend që kur meshkujt shohin një bionde në rrugë, apo komentojnë një balerinë në televizor e bëjnë që të ushtrojnë aftësitë e tyre për të gjykuar, krenohen. sepse njohin një femër ashtu siç mund të krenohemi ne kur njohim të rejat e modës së fundit. Kur të kuptosh se ky është mekanizmi, atëherë nuk ke pse bëhesh xheloze, por mund t’i thuash ti kur sheh një me minifund: A ia pe këmbët?! Do e habisësh dhe ai do kënaqet. Fjala magjike është: Mos dramatizo situatën ! Nëse i telefonon ish e dashura përpiqu të tregohesh superiore, dmth mos ia jep këtë kënaqësi. Ai do të ndryshojë sjellje dhe jeta juaj do të lulezojë. 

(er.nu/summerpages/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›