E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, autoritetet mbyllin kërkimet në Costa Concordia

Autoritetet italiane kanë përfunduar zyrtarisht misionin e gjetjes së trupave të mbytur në anijen Costa Concodia, në brigjet e ishullit Giglios, më 13 janar. Vendimi u mor pas përkeqësimit të kushteve të motit, që ndikuan edhe në kushtet nënujore. 15 persona konsiderohen zyrtarisht të humbur, ndërsa janë rikuperuar 17 trupa. Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ka kontaktuar me familjet e të humburve, për ti shpjeguar vendimin e pezullimit të operacioneve. Agjencia njoftoi po ashtu edhe përpjekjet për të nxjerrë me pompa nga uji 2300 tonë karburant që ndodhen në serbatorët e anijes janë pezulluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›