E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA paralajmëron për tragjedi globale

NASA nëpërmjet një email-i të fshehtë paralajmëroi punonjësit e saj që të përgatisin familjarët e tyre për një gjendje emergjence globale, për shkak të tërmeteve të fuqishëm që priten të godasin planetin tonë, por jo vetëm ato.

Drejtori i NASA-s, Charles Boldeni, nëpërmjet një video email-i i bën thirrje gjithë punonjësve që të organizohen, në mënyrë që të jenë të përgatitur për emergjencën e radhës globale që pritet të godasë Tokën, pasi nëse një punonjës i NASA-s e mbron familjen nga një rrezik i mundshëm, atëherë ai do të jetë i aftë të përballojë ditën e punës që e pret.

Porosia e drejtorit të NASA-s është sa e frikshme, aq dhe i pazakontë.

Ja çfarë thotë ai në këtë porosi:

"Unë dua disa minuta për të folur me ju për Gatishmërinë Emergjente që na pret. NASA është një organizatë unike. Ne jemi e vetmja organizatë në qeverinë federale që është përgjegjëse për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, jo vetëm këtu në Tokë, por edhe jashtë planetit. Pra, unë kërkoj nga ju të gjithë, nëse banoni në bregun Perëndimor, në bregun Lindor, në zonën e Liqeneve të Mëdha, mendoni për fatkeqësitë natyrore që mund të ndodhin në zonën tuaj, mendoni siç keni bërë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, mendoni diçka e cila mund të vijë nga forcat e jashtme dhe bisedoni me familjen tuaj, duhet ta bëni në mënyrë që të përgatiten për ngjarje të paparashikuara”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›