E Shtunë, 31 Tetor 2026

43 viktima nga acari në Ukrainë

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga vala e të ftohtit që ka përfshirë Ukrainën.

Janë 43 persona që kanë humbur jetën gjatë 5 ditëve të fundit, 13 prej tyre në 24 orët e fundit. Në 28 raste bëhej fjalë për të pastrehë.

Sipas Ministrisë së Emergjencave të ish-republikës sovjetike, që nga 27 janari deri më sot janë 854 persona që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Në vendin ku mbrëmja e së martës ka shënuar 33 gradë nën zero, 723 ukrainas janë detyruar të shtrohen në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›