E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ Kosovë: 15 mijë të vdekur në listat e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, gjatë mbledhjes së mbajtur të martën, njoftoi se pastrimi i listave ka qenë një ndër sfidat kryesore, pasi ata të cilët kanë dashur të manipulojnë procesin, kanë pasur një hapësirë apo një derë përmes së cilës janë futur te emrat e disa personave të cilët tashmë janë të vdekur. Florian Dushi nga LDK-ja, i cili kryeson Grupin Punues të KQZ-së, tha se në bazë të analizave të detajuara, janë hequr nga lista rreth 15 mijë persona të cilët kanë vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›