E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bisedime per qeverine e re


Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka filluar një seri takimesh me figura të rëndësishme të politikës italiane, në mënyrë që të realizojë formimin e një qeverie të re teknike për të udhëhequr vendin në kohë krize.

Ekziston shpresa që kabineti i ri mund të emërohet përpara hapjes së bursave ditën e hënë. Ish-Komisioneri Europian për Konkurrencën, Mario Monti, është favoriti për t’u shndërruar në Kryeministrin e ri.

Megjithatë, pavarësisht se konsiderohet gjerësisht si kandidati i duhur për të kryer këtë detyrë, Monti parashikohet që të mos ta ketë të lehtë të kryejë zbatimin e reformave, ndaj të cilave pritet të kundërvihen shumë italianë.

Sipas sondazheve të kryera nga mediat italiane, masat shtrënguese të kursimit, të cilat kanë kaluar në senat e parlament dhe pritet të shndërrohen në ligj nuk janë aspak popullore.

Berlusconi, i cili drejtoi politikën italiane për 17 vjet, paraqiti dorëheqjen e tij të parevokueshme në orët e vona të së shtunës. Vendimi i Kryeministrit që ka shërbyer më gjatë në historinë e Italisë moderne erdhi pasi ai humbi shumicën parlamentare në një votim kyç për buxhetin.

Midis masave që planifikon të marrë qeveria e re për të risjellë borxhin e vendit në norma të pranueshme (aktualisht 120% i Prodhimit të Brendshëm Bruto), janë:

- Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH në shqip) rritet nga 20% në 21%.
- Buxheti i pagave në sektorin publik mbetet i pandryshuar deri ën vitin 2014.
- Mosha e daljes në pension për gratë do të rritet gradualisht, nga 60 që është për momentin, në 65 deri në vitin 2026, duke bërë që të barazohet dalja në pension midis të dy sekseve.
- Shtrëngohen masa për të luftuar evazionin fiskal, përfshi një ligj që do të hetojë çdo transaksion financiar më të lartë se 2 500 euro.
- Vendoset një taksë e re në sektorin energjitik.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Borxhet, Shqipëria shumë e rrezikuar
Kemi normën më të lartë jashtë Eurozonës
Shkeljet e tetorit në Kuvend
“Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
Tafaj mbron vendimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›