Çmimet e Panairit, pak surpriza!

Nuk kishte ndonjë dilemë të madhe se kush do të merrte çmimin e autorit të vitit, kur dihet tashmë se ky çmim “transferohet” çdo vit brenda një grushti njerëzish. Këtë vit, çmimin “Autori i Vitit”, e mori Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare, me librin biografik “Kohë e pamjaftueshme".
Juria e përbërë nga Mirela Kumbaro, Pëllumb Xhufi, Arta Marku, Dhurata Shehri dhe Xhevat Beqaraj, e dha këtë çmim me motivacionin: "Për elegancë në shkrim dhe emocionet e thella që e kapërcejnë objektin e rrëfimit. Jo një jetë e rrëfyer, por rrëfimi i Jetës.
"Çmimi i veçantë i Jurisë" iu dha Muhamet Ademi për: “Lirika e fijes së barit” me motivacionin:"Për personalitetin kompleks të një poeti të panjohur që na sjell vlerat e një letërsie e cila mbijetoi edhe pa lexues”. Kujtojmë se ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Dituria”, pronari i të cilës është edhe një nga organizatorët e Panairit.
Çmimi “Përkthyesi i vitit”, iu dha Shpëtim Çuçkës për përkthimin e "Historia e bukurisë" e Umberto Ecos me motivacionin: "Për vlerat e sjelljes në shqip me cilësi e thellësi të njërës prej veprave të rëndësishme të letrave bashkëkohore botërore".
Një çmim tjetër ishte edhe stenda me paraqitjen me te mire grafike, qe ju dha shtëpisë botuese Pegi. Libri i vitit për fëmijë e mori Revista Grupsat e Shtëpisë Botuese Albas, me motivacionin: "Për vlerat edukative, enciklopedike, estetike dhe argëtuese në formimin e shijeve te lexuesi i vogël."/S.Ll/Start/
2011-11-13 08:17