Panairi i Librit, jepen çmimet për më të mirët

“Për elegancë në shkrim dhe emocionet e thella që e kapërcejnë objektin e rrëfimit. Jo një jetë e rrëfyer, por rrëfimi i Jetës”, thuhet në motivacionin e çmimit. Në rreth 700 faqe rrëfehet historia personale e autores me të shoqin, Ismail Kadare, por bashkë me këto ndodhi sillen për lexuesin ngjarjet politike, sociale, fakte kurioze mbi jetën e Kadareve në diktaturë dhe post saj. “Kohë e pamjaftueshme”, libri që ka ngjallur shumë debate në vend, zbulon fatin e një çifti të pazakontë, në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen.
Përkthyesi i vitit u shpall Shpëtim Çuçka, për përkthimin e “Historia e bukurisë” të Umberto Ekos, me motivacionin “Për vlerat e sjelljes në shqip, me cilësi e thellësi, të njërës prej veprave të rëndësishme të letrave bashkëkohore botërore”.
Revista “Grupsat” e shtëpisë botuese “Albas” u vlerësuar si libri i vitit për fëmijë me motivacionin “Për vlerat edukative, enciklopedike, estetike dhe argëtuese në formimin e shijeve te lexuesi i vogël”.
Juria e panairit me anëtarë Mirela Kumbaron, Pëllumb Xhufin, Arta Markun, Dhurata Shehrin dhe Xhevat Beqarajn, akordoi dhe çmimin e veçantë të jurisë, që e tërhoqi poeti Muhamet Ademi për librin “Lirika e fijes së barit”, me motivacionin “Për personalitetin kompleks të një poeti të panjohur, që na sjell vlerat e një letërsie e cila mbijetoi edhe pa lexues”.
Një çmim tjetër ishte edhe ai stendës me paraqitjen më të mirë grafike, që iu dha shtëpisë botuese “Pegi”.
Panairi i Librit “Tirana 2011” u çel në 9 nëntor në Pallatin e Kongreseve, ku gjatë tre ditëve të para të tij interesi ka qenë shumë i lartë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe ditën e diel.
/Start/E.B/
2011-11-12 17:37