Qeveria: Rroga shtesë, aty ku e lejon buxheti i institucionit
Kryeministri Berisha beri te ditur në mbledhjen e qeverisë se ku u rialokuan 12 miliardë lekë fonde, një e treta e të cilave shkon për shpërblimet e fundvitit, si për buxhetorët ashtu dhe për pensionistët
TIRANE-Jo të gjithë buxhetorët do të mund të marrin rrogën e 13-të, e kjo në varësi të fondeve të pagave që ka secili institucion, por gjithsesi është i garantuar shpërblimi prej 10 mijë lekësh. Kjo u bë e ditur dje nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, mbledhje jashtë radhe, ku u rialokuan 12 miliardë lekë fonde, një e treta e të cilave shkon për shpërblimet e fundvitit, si për buxhetorët ashtu dhe për pensionistët. “Duhet të qartësojmë dhe njëherë drejtuesit e institucioneve, se aty ku fondi i pagave lejon për të dhëne rrogën, rroga shtesë do t’u jepet e plotë punonjësve me rrogë të ulët, dhe pjesa tjetër do të ndahet sipas përqindjes që kanë”, - u shpreh dje ai. Por, ai garantoi se nuk do të ketë “shpërblim nën 100 mijë lekë dhe nuk mund të ketë shpërblim më të lartë se një rrogë”. Të gjithë buxhetorët që kanë rrogën e ulët do të marrin dy rroga për festat e fundvitit. “Rroga siguron të gjithë rrogë-ulëtit. Edhe kjo përbën një rritje shtesë prej 12 % për rrogë-ulëtit mbi rritjen që kemi bërë ne 1 korrik”, - deklaroi Berisha. Ai nuk e shpjegoi se nga vinin këto 12 miliardë lekë, pasi edhe kursimet e qeverisë, sipas vetë Berishës, shkojnë në 1,2 miliardë lekë. “Janë shkurtuar në masën 1,2 miliardë lekë shpenzimet për personelin dhe shpenzimet e tjera, duke e vlerësuar këtë si një kursim shumë të rëndësishëm”, - u shpreh Berisha më tej. Më pas, krejt përciptazi, ai përmendi se “bëhen disa zhvendosje në disa projekte në projekte të tjera”, pa e sqaruar se cilat janë këto projekte kaq të mëdha që realizojnë një fond prej 12 miliardë lekësh.
Po dje, Kryeministri, me një vendim të veçantë i dha KESH-it një subvencion prej 26 milionë eurosh. Ky subvencion i jepet një ndërmarrjeje që ka shënuar vetëm humbje gjatë këtyre 18 viteve. Sipas Berishës, ky fond jepet për të garantuar drita 24 orë, ashtu siç ishte premtuar në 2005. Kryeministri e përsërit këtë premtim tani me financimin e KESH-it, i cili bëhet jo vetëm në prag të festave, por edhe në prag të fillimvitit 2009, që është një vit elektoral. “Ka qenë një premtim i hershëm i imi, se fundi i vitit 2007 do t’u japë fund ndërprerjeve të energjisë elektrike. Gjatë këtij viti, në përputhje me ketë premtim, KESH-i ka zbatuar me rigorozitet direktivën e qeverisë për importin e sasive maksimale të mundshme, në mënyrë që të shkëputemi nga praktika ndëshkuese e shkëputjeve të energjisë elektrike”, - tha dje Berisha. Ai e zbuloi planin e tij për t’u siguruar edhe vitin e ardhshëm, deri në zgjedhje, energji elektrike pa ndërprerje, “blerja e energjisë që prej dy vitesh”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)