E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Rama, po sulmon Tom Rixh

Bumçi i cilësoi si shpifje deklaratat e Ramës, duke theksuar se "kryetari i PS-së po sulmon Tom Rixh". Tom Rixh është njëri prej politikanëve e personaliteteve më të vlerësuar në fushën e sigurisë, ish-guvernatorit të Pensilvanisë dhe sekretarit të parë për Çështjet e Sigurisë së Presidentit amerikan, Bush. Ish- sekretari dhe guvernatori Tom Rixh, në një moment tejet të rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë, u kontraktua nga qeveria shqiptare si këshilltar i Kryeministrit dhe qeverisë për çështjet e sigurisë së vendit. Sekretari Rixh me eksperiencën e tij të gjatë si guvernator i njërit prej shteteve me të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sekretar i parë i SHBA-së për çështjet e sigurisë, me këshillat, i dha një ndihmë e mbështetje qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë në tërësi, në fushën e sigurisë dhe përmirësimit të mazhit të vendit në këtë drejtim. Me gjithë pretendimet e Partisë Demokratike se PS po sulmon Tom Rixh, vlen të theksohet se në asnjë prej deklaratave të opozitës nuk është përmendur emri i Tom Rixh, por në qendër të vëmendjes është vendosur biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç. Duke dënuar qëndrimin e opozitës, Bumçi shpreh vlerësimin më të madh për ish-sekretarin Rixh, kontributin dhe ndihmën e tij të vyer për qeverinë shqiptare në fushën e sigurisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›