E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, burgosen skafistët e tragjedisë së 4 majit 2000

 

Gjykata italiane dha dënimin dje me nga 12.5 vite burgim për pesë persona të akuzuar si skafistë të gomones, e cila
aksidentua në det mesnatën e 4 majit 2000, duke shkaktuar vdekjen e 15 klandestinëve nga 38 persona që ndodheshin
në bordin mjetit lundrues.Mësohet se pesë të akuzuarit për këtë çështje janë Ilmi Nuhaj, Lorumer Kuçi, Erion Ruçi, Sokol Sinemati dhe Fatjon Feimi, të gjithë nga Vlora të cilët mbaheshin në gjendje arresti në paraburgimin italian deri ditën e djeshme. Pas vendimit të gjykatës për t’i shpallur fajtorë dhe dënuar me nga 12.5 vjet burg secilin, skafistët shqiptarë pritet të transferohen në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit të dhënë ndaj tyre. Lajmi është bërë publik dje nga mediat
italiane, sipas të cilave pesë shqiptarët e akuzuar ishin protagonistë të udhëtimit të vdekjes së personave që u nisën nga brigjet shqiptare me gomone. Mjeti lundrues preku helikat e një motovedete italiane çka më pas shkaktoi aksidentin në mes të detit duke u marrë jetën 15 personave që u mbytën dhe nuk arritën të mbijetonin. Ngjarja u cilësua atëherë si një Otranto e dytë ndërsa forcat e policisë italiane arrestuan drejtuesit e gomones shqiptare të përmbysur dhe ofruan ndihmën eshpëtimit për 13 personat që mbijetuan. Ngjarja ndodhi në detin Adriatik ndërsa protagonistët e saj u akuzuan  dhe udënuan tashmë në Itali me akuzën e favorizimit të trafikut të paligjshëm dhe mbytje të qëllimshme të gomones. Prej vitesh familjarët e viktimave kanë kërkuar zbardhjen e tragjedisë pas një procesi që në shtetin italian zgjati tetë vite. Pesë skafistëveu ishte bërë thirrje të ndalonin lundrimin nga një motovedetë e Guardia di Finanza, por ata nuk ishin bindur. Si  pasojë e ndjekjes gomonia u përplas me motovedetën, çka shkaktoi më pas edhe tragjedinë. Trupi gjykues i çështjes, i kryesuar nga Lizi Andrea dhe prokurori Valeria Minjone kërkuan që të pranishëm në gjyq të jenë edhe të mbijetuarit
si dhe familjarët e viktimave për të dëshmuar e dhënë prova për akuzën e ngritur ndaj të pandehurve të kësaj çështje.
Sipas prokurorit, gomonia 9 metra e gjatë është nisur nga brigjet e Vlorës por është zbuluar e ndjekur nga Guardia di
Finanza. Kjo e fundit tentoi të ndalonte trafikimin e 38 personave që ndodheshin në bord por skafistët nuk u bindën dhe gjatë ndjekjes mjetet lundruese u përplasën kurse gomonia u përmbys.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›