E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i Antimafias italiane në Tiranë, takon Ina Ramën

 

TIRANE – Kryeprokurori i Antimafias italiane Piero Grasso mbërriti dje në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Burime nga zyra e kësaj të fundit thanë se Kryeprokurori i Antimafias italiane  hoqërohet nga zëvendësprokurori Giovani Mellio. Shefi i Prokurorisë së Antimafias, ka pasur dje një takim me kryeprokuroren Ina Rama vetëm pak orë pasi zyrtarët italianë mbërritën në Shqipëri. “Në këtë takim morën pjesë edhe prokurorë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të Prokurorisë së Përgjithshme, u diskutua për thjeshtëzimin e shkëmbimit të informacioneve në nivel prokurorish të të dyja vendeve si dhe për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të letër-porosive”, thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, më tej është folur për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes institucioneve
të Prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane, me synim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në drejtim të luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve. Një tjetër qëllim i vizitës është vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta mes Prokurorisë së Antimafias dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në
Tiranë. Ditën e sotme shefi i Antimafias italiane ka parashikuar takime me titullarë të Ministrisë së
Brendshme, të Drejtësisë dhe Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›