Itali, dënim të ashpër për shkaktarët e aksidenteve

Italia pritet të forcojë ndjeshëm legjistacionin për aksidentet rrugore të shkaktuara nga drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nën efektin e alkolit apo drogës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat thonë se propozimi do të shkojë së shpejti në qeveri nga Ministri i brendshëm Italian, Roberto Maroni.
Sipas mediave projektligji do të sanksionojë dënim specifik dhe të ashpër për vrasjet gjatë aksidenteve rrugore.
Masa ekstreme konsiderohet si një përgjigjje ndaj rritjes së numrit të aksidenteve me pasojë vdekje në rrugë.
Mediat italiane specifikojnë se shkaku kryesor për këtë nismë është bërë një aksident i shkaktuar nga një shqiptar. Për pasojë të aksidentit humbën jetën 4 shtetas francezë.