Siria, Davutoglu: Të marrin fund operacionet ushtarakë kundër civilëve

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka thënë ditën e djeshme për Bashar al Asad se operacionet ushtarake kundër civilëve në Siri duhet të marrin fund menjëherë dhe pa kushte.
Ministri i jashtëm turk paralajmëroi presidentin sirian se këto janë fjalët e fundit të Ankarasë.
"Nëse këto operacione nuk ndalen, atëherë nuk do të ketë asgjë për të diskutuar në lidhje me hapat që do të ndërmerren", tha Davutglu pa dhënë hollësi.