Itali denohet shqiptari per shitje droge
Nje shqiptar eshte denuar ne Itali me 2 vjet e 9 muaj per shperndarje te lendeve narkotike. Arjan Zacaj 28 vjec emigrant i jashteligjshem ne Itali eshte arrestuar ndersa po i shiste droge nje trembedhjete vjecari. Policia italiane ishte vene ne ndjekje te tij qe nga shtatori i kaluar pas denoncimit qe ka ardhur nje baba maroken. 28-vjecari i kishte shitur djalit te marokenit droge ne nje disko duke i mbushur mendjen se ajo gjeja e kristalte do ta bente me te persosur nga kendveshtrimi seksual. Por djalit nuk i ka dhene efektin e shumepritur teksa ai ka pasur dhembje duke i provokuar gjithashtu efekt te kundert. I frikesuar se mos kishte ndonje gje qe nuk shkon ai i ka treguar te atit. Menjehere pasi marokeni e ka kuptuar situaten eshte vene direkt ne kerkim te informacioneve se kush mund te ishte shperndaresi. Pasi ka identifikuar Arjan Zacaj ai ka vene ne dijeni autoritetet italiane.