Lokalet Mediu Komision i paanshem per numerimin e votave

Kryetari i PR-se Fatmir Mediu theksoi nevojen e ndryshimit te Kodit Zgjedhor pasi sipas tij kodi aktual le jashte perfaqesimin e atyre subjekteve apo kandidateve te pavarur te cilet marrin poshte 3 te votave. Kjo - shprehet Mediu - eshte e padrejte. Mediu kerkoi qe formula aktuale te zevendesohet me ate te vitit 2007 proporcional te paster pasi sipas tij eshte formule qe garanton nje perfaqesim real dhe te drejte para nje sfide qe po vjen ne 8 maj 2011 duke u ndalur keshtu ne perforcimin dhe permiresimin e mekanizmave qe duhet te ndermerren. Ai kerkoi ngritjen e komisioneve te paanshme pasi garantohet aksesi i plote i subjekteve ne numerimin e votave dhe te parashikoje sanksione te renda ne rast shkeljeje. Nje tjeter propozim i Mediut eshte ndertimi i dispozitave per te drejten e votes se emigranteve si dhe garantimi i debateve televizive per kandidatet per kryetar dhe keshilltare bashkie e komunash qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme lokale.