Shperthen fabrika vdes 44-vjecari
Nje shperthim i ndodhur pak dite me pare ne nje fabrike ne pronesine e nje shqiptari ne Itali ka sjelle dje viktimen e dyte. Shperthimi i ndodhur ne ndermarrjen Eureco me 4 nentor ka marre jeten e 44 vjecarit Harun Zeqiri qe ishte i punesuar ne kete fabrike e si pasoje e shperthimit pesoi 70 djegie te trupit. Zeqiri nderroi jete mbremjen e kaluar pavaresisht kujdesit intensiv te mjekeve italiane ne Xhenova te Italise pasi gjendja e tij ishte perkeqesuar edhe per shkak te nje bronkopneumonie qe kishte marre ditet e fundit. 44 vjecari i cili kishte pergjegjesine per ruajtjen e mbeturinave ne emer te Eureco ishte nip i Adrian Zeqirit pronar i kompanise i cili eshte tani nen hetim nga prokuroret ne Monza per akuzen e vrasjes se bashku me kreun e Eureco Xhovani Merlino. Te shtunen e kaluar edhe nje 63 vjecar italian ka nderruar jete pasi demtimet qe kishte marre ishin shume te renda. Hetimet e kryera nga prokurori italian jane perqendruar ne sistemet e sigurise pasi mbetet ende e paqarte se cfare e shkaktoi shperthimin e lendeve kimike qe shkaktuan dhe zjarrin ne kompanine qe merret me mbeturinat industriale.