PD: Rama, shtylla e korrupsionit ne Shqiperi

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave te kryetarit te PS, Edi Rama, i cili duke i bere referim nje raporti te Gallup per korrupsionin, akuzonte kryeministrin Berisha per nivelin e larte te ketij fenomeni ne vend.
Ne nje konference per shtyp, zedhenesi i PD Gerti Bogdani ka cilesuar Ramen si “shtyllen e korrupsionit” ne vend.
““Mister 15 perqindeshi” doli per te akuzuar kryeministrin per korrupsion. Por shtylla e korrupsionit ne Shqiperi eshte vete zoti Rama, i cili per shkak te perqindjeve qe kerkon per nje leje ndertimi njihet ne te gjithe Ballkanin si “mister 15 perqindshi””, ka pohuar Bogdani.