Korea e Veriut u rikthehet bisedimeve për heqjen e programit bërthamor
Koreja e Veriut ka vendosur të rikthehet në tryezën e bisedimeve gjashtëpalëshe. Në këto bisedime pritet që të diskutohet mbi aktivitetin bërthamor dhe armët e shkatërrimit në masë që zotëron shteti komunist. Sipas njoftimeve pritet që bisedimet të fillojnë në fillim të prillit. Lajmi u raportua ditën e shtunë nga gazeta koreanojugore ''JoongAng Ilbo'', e cila citonte një burim të paidentifikuar nga Koreja e Veriut.
Burimi, që kishte folur për të përditshmen, shprehej pa shumë hollësi se Koreja e Veriut pritet të paraqesë propozimet e saj në lidhje me çarmatimin bërthamor.
Njoftimi bëhet në një moment kur lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il mund të zhvillojë një vizitë në Kinë sipas lajmeve të fundit, ndërkohë që shtohet presioni kundër Phenianit, për rikthim në tryezën e negociatave. Shteti koreano-verior siç duket frikësohet nga sanksionet e OKB-së pas testit të tij bërthamor në maj të vitit 2009.
Më shumë se një vit më parë Koreja e Veriut u tërhoq nga bisedimet gjashtëpalëshe ku marrin pjesë Koreja e Jugut, Kina, SHBA-ja, Japonia dhe Rusia, dhe i kanë ofruar Phenianit ndihmë në këmbim të çarmatimit bërthamor.