Cana, nje hero per Sanderlendin
Trajneri i Sanderlandit, Stiv Brus pranoi se insektet e kapitenit te ri te Sanderlendit, Lorik Canes e kane ndihmuar ekipin e rij te Premier Liges qe te arrije disa fitore ne javet e para. 26-vjecari i kombetares shqiptare e nisi ne menyre te shkelqyer edicionin e ri ne Premier Lige me Sanderlendin, pas largimit nga Olimpiku i Marsejes. Trajneri Brus e ka lavderuar dhe gjithashtu i ka sugjeruar qe te kete me shume kujdes, pasi i vetmi problem per mesfushorin eshte numri i larte i kartoneve qe ai merr gjate nje ndeshjeje. - "Ishte kartoni i trete i verdhe per Canen ne ndeshjen e fundit. Ai po perpiqet qe te shpalose me te miren dhe kjo eshte shume e rendesishme." Trajneri beson se pavaresisht faktit se Cana ka rrezikuar qe te lere ekipin me 10 lojtare ne fushe, mbetet serish me i miri dhe nje lider ne fushe. Brus parashikon qe Cana do te jete nje hero ne Angli. - "Te gjithe po i tregojne se sa e veshtire eshte Anglia dhe shqiptari eshte duke e kapercyer nje gje te tille shume lehte." Lorik Cana mori shiritin e kapitenit ne ndeshjen e fundit dhe ishte me i miri ne fushe, per ekipin e tij.