Mirel: Duhen masa konkrete për statusin kandidat

Pierre Mirel
Pier Mirel, drejtor përgjegjës në KE për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor është shprehur në tryezën e përbashkët Shqipëri-BE se muaj e fundi janë vërejtur zhvillime pozitive në Tiranë sa i takon përpjekjeve më marrjen e statusit kandidat për BE.
Për arritjen e synimit final, Mirel tha se nevojitet dialog i vazhdueshëm me opozitën dhe vullnet i përbashkët politik. Muajt e kaluar kemi parë zhvillime pozitive. Këto duhen kthyer në masa konkrete, u shpreh Mirel.
Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Etore Sekui ka theksuar se Shqipëria duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë në rrugën e integrimit.
Bazuar në aksion, konsensusi kombëtar dhe vullneti i qartë politik në arritje konkrete në të mirë të shqiptarëve, komisioni është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. Këto janë çështje që duhen adresuar, por kjo është përgjegjësia juaj dhe ju duhet të adresoni sfidat për të bërë progres”, është shprehur Sekui.
Kreu i delegacionit të KE-së ka mirëpritur planin e veprimit dhe dialogun maxhorancë-opozitë. /F.Stafa/