Itali, dy pacientë vdesin pas operacionit të bajameve
Precedentë thuajse të ngjashëm me ngjarjen më të fundit, që ringriti sërish dyshimet mbi bluzat e bardha dhe sigurinë e jetës në vendin tonë, kanë ndodhur këto ditë edhe matanë detit. Në Itali, dy mjekë janë dënuar me 8 muaj heqje lirie, për shkak të neglizhencës së treguar në detyrë, në trajtimin e një pacienteje. Një 16-vjeçare në Itali ka humbur jetën, pas një operacioni për heqjen e bajameve. Nëna e saj është shprehur tejet e pakënaqur nga autoritetet, lidhur me dënimin mjaft qesharak të mjekëve, që sipas saj i hoqën jetën së bijës. Ajo ka kërkuar që vdekja e vajzës së saj të mos ishte e kotë, por të paktën të vlente në mënyrë të tillë që t‘i shërbente shpëtimit të shumë jetëve të tjera, që rrezikohen nga pakujdesitë apo gabimet e mjekëve.
Në Itali janë regjistruar dy raste të tjera pacientësh që kanë humbur jetën pas operacionit të bajameve. Një ndër ta ka qenë edhe një i mitur 3-vjeçar.
Në Itali janë regjistruar dy raste të tjera pacientësh që kanë humbur jetën pas operacionit të bajameve. Një ndër ta ka qenë edhe një i mitur 3-vjeçar.