E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Komando Peci bën krenarë çdo shqiptarë

TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ishte sot për një vizitë në shtëpinë e Nëntetar Aleksandër Pecit, i cili vetëm pak ditë më parë u kthye nga Gjermania.

Nëntetar Peci u plagos rëndë gjatë një sulmi të befasishëm ndaj forcave paqëruajtëse shqiptare në Kandahar, Afganistan.

Duke folur para gazetarëve në përfundim të vizitës së tij në shtëpinë e Pecit, Berisha u shpreh se; Në bibël, paqëruajtësit quhen ushtarët e Zotit, në kuptimin që kanë mbrojtjen dhe bekimin e tij. Aleksandri është shembulli më i mirë

Berisha vlerësoi kurajën, dhe heroizmin e treguar nga Nëntetar Peçi dhe të gjithë paqëruajtësit shqiptarë, siç tha ai, në zonat më të nxehta të konfliktit.

Peci kaloi një situatë shumë të vështirë, por kurajoja e tij,  me ndihmën e zotit bëri që ai të kthehet mes nesh- tha kryeministri.

Rasti i tij burrëror bën krenar çdo shqiptar, tha ai.

Nëntetar Peci, falënderoi kryeministrin për vizitën, dhe interesimin, si dhe të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.

Komando Peci mundi ti shpëtojë plagëve të marra pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.  Një ditë më parë shtëpinë e tij, e vizitoi edhe kryetarja e Parlamenti, Jozefina Topalli.

Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës Panorama, Nëntetar Peci ka hedhur dritë lidhur me sulmin ndaj trupave shqiptare. Ai ka treguar se sulmi ishte i befasishëm, dhe nuk ka pranuar se sulmi ishte i motivuar nga shkaqe personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›