Ngjarje e rëndë në Elbasam, vritet një 20- vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qarkun e Elbasanit, ndërsa një 20- vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bujqës, Elbasan. Viktima është identifikuar si Donald Lamçja. Ai është qëlluar me armë automatike, në afërsi të shkollës së fshatit Bujqës.
Ende nuk ka të dhëna lidhur më shkaqet që kanë çuar në krim, por policia dyshon se mes vrasësit dhe viktimës ka patur një konflikt. Pak momente para vrasjes, mësohet se mes të dyve ka patur një debat. Autori i vrasjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa mësohet se policia e ka identifikuar, dhe po punon për kapjen e tij.