E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të kapim 11 vitet e humbura të Tiranës

TIRANE- Janë prezantuar sot 60 maketët për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Prej aty, kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të Bashkisë së Tiranës, që të ndajë njëherë e mirë kryeqytetin nga  ajo periudhë 50 vjeçare, e cila e çoi drejt mjegullnajave lindore.

Ky është një qytet me frymëmarrje perëndimore, nga kreshta e Dajtit, tek kurora e kodrave në perëndim. Gjithçka ka vetëm aromë perëndimore.- tha Berisha.

Kryeministri i siguroi Bashës, mbështetje të plotë, siç tha ai,  duke filluar me Pallatin e Kulturës, që përbën një shëmtirë të pamerituar. Eshtë problem madhor për qytetarët e Tiranës, tha ai, duke shtuar se mbështetje do të ketë për çdo vendim që merr Bashkia për ta rivendosur kryeqytetin tonë në platformën evropiane.

Kryeministri nuk la pa përmednur edhe 11 vitet e qeverisjes socialiste në Tiranë, të cilat i quajti 11 vite e humbura

11 vite të humbura të Tiranës  në rrafshin evropian. 11 vite në të cilat vizitorë dhe qytetarë nuk mund të gjejë një  vlerë artistike dhe evropiane, përvëç tullave të kuqe.- tha ai.

Kreu i qeverisë vlerësoi shumë të gjtha punët e paraqitura në këtë ekspozitë.

Ministria e Kulturës dhe Galeria e Arteve realizuan me shumë sukses këtë konkurs, por vështirësitë e përzgjedhjes janë vërtetë serioze, mbasi është e vështirë që në këtë seri kaq të bukur veprash të artistëve të mëdhenj shqiptare, por dhe nga Europa ti përjashtosh nga vendi i parë.- tha kreu i ekzekutivit.

Por, sipas Berishës, juria është mjaft kompetente, ndaj dhe Tirana do të ketë një monument për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›